Vrasje e trefishtë në Podgoricë, dy vëllezër shqiptarë mes viktimave (EMRAT)

Publikuar me datë:

Tre persona janë gjetur të vrarë në Podgoricë, dy prej të cilëve raportohet se janë vëllezër shqiptarë, sipas mediave.

Në kërkim është shpallur autori i dyshuar Vehid Murić, 25-vjeç, i cili besohet se e ka kryer krimin pas një mosmarrëveshjeje personale mes tyre.

Sipas mediave, dy vëllezërit janë identifikuar si Denis Hoti, 28-vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27-vjeç.

Pas kryerjes së krimit, autori ka shkuar në qytetin e lindjes ku ka ushtruar dhunë ndaj së ëmës. Familja e raportoi rastin në polici dhe më pas krimi u zbulua në Podgoricë.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...