Prokuroria e Shkodrës zgjat hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës

Publikuar me datë:

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës.

Sipas Prokurorisë, nga provat e administruara deri tani rezulton se shtetasit Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë planifikuar dhe realizuar vrasjen e Pavlin Prekës.

Hetuesit dyshojnë se motivi i krimit lidhet me përpjekjet e viktimës për të marrë për bashkëshorte vajzën e shtetasit Vasel Koçeku, pa pëlqimin e saj. Sipas dosjes, Pavlin Preka kishte tatuazhuar në qafë emrin e vajzës, ndërsa ky fakt dhe rrethanat e tjera të hetimit dyshohet se kanë çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Në dokument theksohet gjithashtu se Klaudio Lisaj kishte lidhje shoqërore me viktimën dhe dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen. Po ashtu, ai rezulton të ketë edhe lidhje familjare me Vasel Koçekun, pasi bashkëshortja e këtij të fundit është halla e Lisajt.

Sipas Prokurorisë, autorë të dyshuar të vrasjes janë Vasel Koçeku, babai i vajzës që viktima dëshironte të fejonte, si dhe Aleksandër Koçeku, kushëri i tij, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje.

Prokuroria argumenton se zgjatja e afatit të hetimeve është bërë e nevojshme pasi ende nuk kanë përfunduar të gjitha veprimet hetimore. Sipas saj, mbetet për t’u administruar një pjesë e akteve të ekspertimit, të merren në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe personat e dyshuar, si dhe të harmonizohen provat e mbledhura me ato që mund të sigurohen gjatë vijimit të hetimeve. Pas përfundimit të këtyre veprimeve do të mbyllen hetimet paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur...

Gazeta franceze: Evropa e refuzon, qeveria e Ramës i jep shumën e majme këngëtarit kontrovers

LE PARISIENI ndaluar të performojë në koncerte në shumicën...

4 mln euro për koncertin, Berisha: Krim! Rama nuk pyet për Kushtetutë e shtet ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar...