Qeveria shpall 7 zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Fushë-Arrëz

Publikuar me datë:

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që shpall 7 zona me prioritet për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Fushë-Arrëz, si pjesë e zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”. Ky veprim ka si qëllim të stimulojë investimet dhe të avancojë aktivitetet ekonomike, industriale dhe turistike në këto zona malore, duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe komuniteteve që banojnë aty.

Siç përcaktohet në vendim, zonat e shpallura në Fushë-Arrëz përfshijnë një sipërfaqe totale prej rreth 19 188 hektarësh dhe përbëhen nga këto njësi:

  • Blerim, Trun, Qebik dhe Dardhë
  • Fierzë, Kokdodë dhe Aprip-Guri
  • Porav, Arst dhe Mëzi
  • Fushë-Arrëz, Miçaj, Lumbardhë dhe Tuç
  • Iballë dhe Berishë e Sipërme
  • Mërtur
  • Kryezi, Qafë-Mali dhe Lajthizë

Qeveria nënvizon se në këto zone do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e projekteve në turizmin malor, aktivitete ekonomike dhe industri, me qëllimin e rritjes së investimeve dhe parandalimin e braktisjes së zonave malore.

Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes dhe daljes për secilën zonë do të përcaktohen në hartat zyrtare, sipas sistemit të kornizës referuese gjeodezike shqiptare (KRGJSH), që do të bashkëlidhen me vendimin.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Fushë-Arrëz. Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...