Inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024. Ushqimet e qiratë rëndojnë xhepat e qytetarëve

Publikuar me datë:

Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind, nga 2,4 për qind në Qershor 2025, raportoi INSTAT. Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024.

Ndikimin kryesor në këtë tendencë e kanë dhënë çmimet e ushqimeve, të qirasë dhe të transportit.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,02 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,96 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Transporti” me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,19 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me -0,03 pikë përqindje.

Inflacioni e ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, që është instrumenti i bankës për të kontrolluar inflacionin, në nivelin 2.5%.

Guvernatori, Gent Sejko në mbledhjen e fundit, tha se parashikimet e skenarit bazë sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend. Bazuar në këto premisa, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare edhe të mos lenë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Qershor 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1%, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 5,1%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%, Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 3,3%, “Transporti” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9%./Monitor/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...