Guiderja shkodrane ngre alarmin për ndotjen: “Kështu i hidhni e në shtëpinë tuaj?”

Publikuar me datë:

Luiza Kolndreu, një guidë turistike nga Shkodra, ka shpërndarë një video-denoncim nga një prej zonave turistike të Shqipërisë, në të cilin ilustron gjurmët e ndotjes lënë pas nga vizitorët.

Ajo ka vendosur të mbajë emrin e lokacionit të fshehur, për të shmangur ndonjë ndikim të mundshëm negativ te ata që dëshirojnë ta vizitojnë, por përmes këtij videot, Kolndreu shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si disa shqiptarë e trajtojnë mjedisin.

Në shtigjet malore, ajo evidenton mbeturina të shpërndara kudo, përfshirë shishe pije dhe birrë, si dhe mbetje të tjera urbane, të cilat vendos për t’i mbledhur vetë për të kontribuar në pastrimin e mjedisit.

Sipas Kolndreut, një situatë e tillë dëmton imazhin e Shqipërisë përballë turistëve të huaj, ndonëse vendi ka disa zona natyrore të jashtëzakonshme; shpesh mungon kujdesi dhe përgjegjësia për to.

Ajo tregon se gjatë këtij aksioni spontan pastrimi, ka pasur ndihmën edhe të turistëve të huaj, të cilët iu bashkuan për të mbledhur mbeturinat e lëna nga të tjerët.

“Vendi është një mrekulli, por ne nuk e duam sa duhet dhe e ndotim,” thotë ajo, duke adresuar një pyetje qytetarëve: “Po në shtëpitë tuaja dhe në oborret tuaja, a i hidhni mbeturinat kështu?”

Kjo denoncim erdhi në një moment kur zonat malore të Shqipërisë po përballen me një rritje të vizitorëve, përveç sfidave që lidhen me ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related