Kryeministri Rama publikon profilet e ndjekësve kritikë: “Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve”

Publikuar me datë:

Edi Rama ka ndarë disa profile të rreme që kanë lënë komente të pas favorable në postimet e tij në platformat sociale.

Kryeministri sugjeron se këto komente negative, të publikuara nga profilet e rreme, janë një organizatë nga “Lindja”, duke aluduar për Iranin ose vende të tjera që, sipas tij, nuk kanë marrëdhënie miqësore me Shqipërinë.

Ai gjithashtu ka bërë një paralajmërim të fortë, duke theksuar se së shpejti do të zbulojë edhe prova për ata që, sipas tij, janë përgjegjës për “helmimin” me gjuhën e urrejtjes digjitale.

Megjithatë, Rama ndoshta nuk e kupton se këta ndjekës mund të kenë frikë të shprehin mendimet e tyre me identitetin e vërtetë, për shkak se zyrtarët e kryeministrit mund t’i shënjestrojnë dhe kështu t’u dëmtojnë punën.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pano: “Ikja e Ronaldos jo ashtu siç duhej, s’më pëlqeu diçka te Cr7″

Ëndrra e Portugalisë për të fituar Botërorin është shuar....

“Rama po e përdor koncertin e Kanye West si antimiting”- Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehur shqetësimin...

Sara Mila: “Pas protestës PD nuk do të ekzistojë më”

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka bërë komente...