Dështimi i qeverisë me fondet e BE-së, 5 miliardë lekë hiqen nga buxheti

Publikuar me datë:

Fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian janë shkurtuar me 74% në aktin normativ të qershorit 2026, duke u kthyer në zërin kryesor që ka ulur financimin e huaj për investimet publike.

Sipas të dhënave të buxhetit të rishikuar, fondet për Planin e Rritjes zbresin nga 6.8 miliardë lekë në buxhetin fillestar në vetëm 1.79 miliardë lekë pas aktit normativ. Ulja është 5.01 miliardë lekë ose 74% e planit fillestar, duke treguar se qeveria nuk ka mundur të alokojë më shumë se 25 për qind të fondeve të BE -së këtë vit.

Në total, shpenzimet kapitale në buxhetin e rishikuar janë ulur nga 179.8 miliardë lekë në 176.2 miliardë lekë, me një shkurtim prej 3.6 miliardë lekësh, ose 2%, që po vjen si rrjedhojë e pamundësisë së qeverisë për të alokuar fondet e huaja për investime. Ky zë u ul nga 47 miliardë lekë në 42 miliardë lekë, me një reduktim prej 5 miliardë lekësh, ose 11%.

Për të kompensuar pjesërisht mungesën e fondeve të jashtme, qeveria ka rritur financimin e brendshëm për investimet. Ky zë shkon nga 126.8 miliardë lekë në 128.2 miliardë lekë, me një shtesë prej 1.35 miliardë lekësh, ose 1%.

Të dhënat tregojnë se problemi qëndron tek dobësia e institucioneve shqiptare në thithjen e financimeve të jashtme. Edhe pse qeveria shqiptare ka shtuar ekspertizën duke shtuar numrin e punonjësve në administratë dhe duke emëruar një ministër të re nga inteligjenca artificiale,, nuk po mundet të zbatoje kriteret e BE për fondet. Për pasojë, investimet kapitale në buxhetin e vitit 2026 janë rishikuar në ulje, ndërsa barra për financimin e tyre po zhvendoset më shumë drejt burimeve të brendshme.

Arsyet për dështimin e përdorimit të fondeve nga plani i rritjes lidhen me kushtet e paplotësuara dhe me zvarritjen e procedurave. Për programe si Plani i Rritjes i BE-së, disbursimi lidhet me përmbushjen e reformave të rena dakord me Komisionin Europian. Nëse këto nuk realizohen ose procesi i vlerësimit zgjatet, fondet nuk disbursohen.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, e ndarë në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi të buta. Përfitimi i këtyre fondeve është i lidhur ngushtë me zbatimin e reformave socio-ekonomike të dakorduara në Agjendat e Reformave të çdo vendi.

Shqipëria, përmes përkushtimit ndaj këtij procesi, ka siguruar akses të rëndësishëm në këtë instrument që synon konvergjencën me tregun e BE-së. Shqipëria përfitonte nga plan rreth 940 milionë euro ndërmjet 2024-2027. /Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Greqi, abuzohet sek*ualisht 15-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar...

Auron Tare: Protesta kundër Ramës do të sjellë një Shqipëri tjetër!

Historiani dhe studiuesi Auron Tare shpreson se protesta e nisur prej gati dy muajsh për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku siç shprehet ai, “shqiptari të mësojë më në fund të luftojë për veten”. Me anë të një postimi në Facebook, Tare sjell në vëmendje një episod […]