Spitali Rajonal Shkodër realizon me sukses një ndërhyrje të avancuar për trajtimin e hipertensionit renovaskular

Publikuar me datë:

Një sukses i rëndësishëm është arritur në Spitalin Rajonal Shkodër, ku një pacient 52-vjeçar, i cili kishte vuajtur për vite me hipertension arterial të pakontrolluar, përfitoi nga një trajtim inovativ pas diagnostikimit me një stenoze kritike të arteries renale të majtë. Kjo patologji është një nga shkaqet kryesore të hipertensionit renovaskular.

Një ekip mjekësor i specializuar realizoi me sukses një procedurë të avancuar angioplastike endovaskulare, e cila përfshinte vendosjen e një stenti të medikuar. Kjo ndërhyrje kishte për qëllim rikthimin e qarkullimit normal të gjakut në arterien e prekur.

Specialistët theksuan se ky proces kirurgjik ofron mundësi për një kontroll më të mirë të tensionit arterial, gjithashtu redukton rrezikun e komplikacioneve dhe ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.

Procedura ishte rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Shërbimit të Hemodinamikës dhe Kirurgjisë Vaskulare, duke demonstruar kështu nivelin e lartë profesional të stafeve si dhe kapacitetet moderne diagnostikuese e terapeutike që ofron Spitali Rajonal Shkodër.

Në ekipin e ndërhyrjes morën pjesë mjekët Dr. Gledis Zaimi, Dr. Besmir Grizhja dhe Dr. Aurel Demiraj, si dhe infermierët Afrim Bashi dhe Ermal Dibra.

Ky rast i suksesshëm përfaqëson një tjetër arritje të mjekëve të Spitalit Rajonal Shkodër në trajtimin e patologjive vaskulare komplekse, duke vënë në dukje rëndësinë e zhvillimit të ndërhyrjeve moderne për shërbimin ndaj pacientëve të këtij qarku dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]