Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, kufizohet qarkullimi

Publikuar me datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e sotme, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.

Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të zhvillohet në intervalin kohor 09:00–10:00, pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, dhe është pjesë e punimeve për hapjen e trasesë së rrugës.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve.

“Ditën e nesërme, më 06.07.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Procesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shefi i OKB-së paralajmëron: Pasoja katastrofike mes rritjes së tensioneve SHBA-Iran

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,...

VLEN kërkon sqarime pas ndalimit të tre zyrtarëve të saj në Qafë Thanë

Lëvizja VLEN ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet shqiptare...

Qytetarët i ‘veshin’ kryeministrit fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla

Protesta e 39-të para Kryeministrisë është shoqëruar nga pankarta...

Groenlanda i përgjigjet Trump: Nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka shprehur reagimin e...