Emri/ Iu gjet në makinë minë me telekomandë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vau i Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Në pranga ra shtetasi Euglen Buraku, 38 vjeç, banues në Spitallë të Durrësit, ndërsa u shpall në kërkim E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, policia ndaloi automjetin me të cilin lëvizte i dyshuari.

Nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Po ashtu u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related