Autobus në pedonalen e Shkodrës në orar të ndaluar, ngrihen shqetësime për sigurinë e qytetarëve

Publikuar me datë:

Një autobus është konstatuar duke lëvizur në pedonalen e Shkodrës mbrëmjen e 2 korrikut, në një orar kur qarkullimi i mjeteve në këtë zonë është i ndaluar.

Sipas denoncimit, rreth orës 20:12, mjeti ka kaluar përpara godinës së Bashkisë Shkodër, në kohën kur pedonalja ishte e mbushur me qytetarë që po kryenin shëtitjen e mbrëmjes. Në zonë ndodheshin edhe fëmijë që luanin, duke ngritur shqetësime për sigurinë e këmbësorëve.

Denoncuesi pretendon se autobusi po qarkullonte me një leje të dhënë nga Bashkia Shkodër, çka sipas tij përbën një trajtim të pabarabartë në zbatimin e rregullave të qarkullimit. Ai kërkon transparencë nga autoritetet vendore mbi arsyet që kanë çuar në lejimin e lëvizjes së mjetit në një hapësirë dhe orar ku qarkullimi i automjeteve është i kufizuar.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia Shkodër lidhur me rastin.

Burimi: NewsPower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I riu ia plas në sy Endri Shabanit: Je tradhtar, bashkëpunëtor i Ramës

Dy të rinj kanë debatuar me Avokatin e Popullit...

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez, Sander Smit ka ngritur shqetësime për përdorimin...