Kinë/ Zbulohet pija alkoolike 2 mijë vjeçare. Studiuesit do të riprodhojnë recetën e lashtë për të zbuluar origjinën

Publikuar me datë:

Një zbulim arkeologjik në Kinë ka nxjerrë në pah katër litra të një pije alkoolike të vjetër, rreth 2000 vjet të lashtë. Gjetja përfshin një shishe bronzi, e cila ende mban një lëng me një nuancë blu në jeshile dhe pa aromë.

Analizat e kryera deri tani sugjerojnë se kjo pije ka qenë e përgatitur nga drithërat dhe përmbante shumë përbërës organikë, përfshirë aminoacide, sheqerna dhe acide yndyrore. Këtë të dhënë e bën të qartë se pija nuk mund të jetë thjesht ujë i filtruar i vendosur në shishe.

Për më tepër, drithërat e përdorura ishin bluar dhe pjekur, duke treguar një përmbajtje të lartë të erëzave dhe majasë së birrës, çka tregon për një proces të vërtetë fermentimi.

Shishja antike prej bronzi u gjet gjatë gërmimeve në një varr dhe ishte e mbyllur hermetikisht me një shtresë argjile. Tani, studiuesit janë duke u përgatitur të riprodhojnë këtë pije për të përcaktuar nëse është e njëjta pije tradicionale kineze, e njohur si QU, e cila ka qenë e pranishme dhe e përdorur në kulturën kineze për shekuj me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...