Në kuadër të Botërorit, Zvicra do të ndeshet me Algjerinë. Në prag të kësaj sfide, Federata e Futbollit të Zvicrës ka vendosur ta nderojë Granit Xhakën.
Xhaka ka arritur të regjistrojë 150 paraqitje me ekipin kombëtar zviceran dhe për këtë arritje është shpërblyer nga anëtarët e federatës, së bashku me trajnerin Murat Yakin. Mesfushori me rrënjë shqiptare ka treguar paraqitje të shkëlqyera në këtë kampionat botëror, duke shënuar gjithashtu një gol në ndeshjen ndaj Bosnjës.

