Finlandë/ Çiklisti sulmon me thikë një emigrant, dyshohet se është autori i disa atentateve gjatë një viti

Publikuar me datë:

Qyteti i Oulut në Finlandë ka kaluar në një fazë të lartë gatishmërie, ndërsa autoritetet policore po hetojnë një seri sulmesh me thikë që kanë targetuar emigrantët.

Hetuesit dyshojnë se disa prej këtyre incidenteve mund të jenë të lidhura me një autor të vetëm dhe kanë bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tij.

Sulmi më i fundit u regjistrua të premten, kur një burrë që po pedalonte me biçikletë dyshohet se iu afrua një viktime dhe e qëlloi me thikë nga pas, përpara se të largohej nga vendi i krimit. Policia ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe një përshkrim të të dyshuarit, i cili besohet të jetë ndërmjet moshës 20 dhe 35 vjeçare. Gjatë sulmit, ai kishte veshur një kapelë dhe një këmishë me jakë.

Autoritetet theksojnë se ekzistojnë elemente të përbashkëta mes incidenteve të hetuara, megjithatë ende nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar se të gjitha sulmet janë kryer nga e njëjta person. Kryehetuesi i çështjes ka theksuar se lidhja midis incidenteve do të mund të vërtetohet vetëm pasi autori të identifikohet.

Këto hetime përfshijnë disa sulme që kanë ndodhur nga maji 2025 deri në qershor 2026. Rasti i parë u raportua më 26 maj 2025 në zonën e Kaukovainio, ku një burrë i huaj u sulmua me thikë nga një person i cili më pas u largua me biçikletë.

Në prill 2026, një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në zonën e Raksilës, ku një burrë me prejardhje të huaj u plagos nga një person që po lëvizte me biçikletë. Një i dyshuar u arrestua në lidhje me këtë rast, por u lirua më vonë, pasi gjykata e shpalli të pavlefshme, duke argumentuar se provat nuk ishin të mjaftueshme.

Dy incidente të tjera u regjistruan gjatë muajve maj dhe qershor, përfshirë sulmin ndaj një gruaje të huaj. Për rastin më të fundit, autoritetet kanë nisur hetime për vrasje në tentativë.

Policia finlandeze i fton të gjithë ata që kanë informacion ose njohin të dyshuarin nga pamjet e publikuara të kontaktojnë Policinë e Oulut, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjeve vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë Albana Koçiut, qytetarët i gjuajnë me vezë

Situata është tensionuar para Parlamentit ku janë shënuar përplasje...

Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme...

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është përballur me...

Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

Prej  një muaji mijëra qytetarë shqiptarë, brenda dhe jashtë...