Behrami del kundër Xhakës dhe Shaqirit: “Nuk e bëra shqiponjën, do i pengoja”

Publikuar me datë:

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u shndërruan në figura legjendare gjatë verës së vitit 2018, pas fitores së Zvicrës me rezultatin 2-1 ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Festimet për golat e realizuar në pjesën e dytë, u shoqëruan me simbolin e shqiponjës nga lojtarët shqiptarë.

Pjesë e ekipit që filloi ndeshjen ishin gjithashtu Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, i cili ka habitur me një deklaratë të fundit.

“Nëse do ta dija që do të festonin me simbolin e shqiponjës në Rusi 2018, do të kisha ndërmarrë diçka për t’i ndaluar. Ishte diçka që nuk e dija. Sapo shënuam golin, vrapuam dhe ndodhi gjithçka aty. Unë isha i vetmi që nuk bëra shqiponjën,” tha Behrami për “RSI Sport”.

Përveç kësaj, 41-vjeçari nga Mitrovica aktualisht punon në Uatford në Angli, ku mban rolin e asistentit ekzekutiv të drejtorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit ‘Sante Plus’! Akuzohen për mashtrim

Nga Elton Qyno Syri.net Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal...

Tragjedia në Kapadokia/ Tre të vdekur nga shembja e “oxhakut të zanave”, mes tyre çifti i sapomartuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur rajonin turistik të Kapadokisë...

Imeldi Sokoli: Bushati, koshi i plehrave i Shqipërisë

Imeldi Sokoli ka reaguar lidhur me parashikimet në projektbuxhetin...