Rama merr përsipër borxhet e Air Albania, zbulohet shuma marramendëse

Publikuar me datë:

Edi Rama duket se ka marrë përsipër borxhet e kompanisë Air Albania, të cilën e çoi drejt falimentimit duke i përdorur avionët e saj si pronë personale.

Sipas raportimit në mediat e huaja, dyshohet se se bëhet fjalë për një shumë marramendëse borxhesh prej 100 milionë eurosh. Nga kjo shumë, Rama do përdorë paratë e taksapaguesve për të paguar 35 milionë euro.

“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë”,- shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ Tajfuni vendin, aktivizohen alarmet e evakuimit në Tokio

Japonia ka ngritur alarmet emergjente në Tokio dhe në...

SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator

Të gjitha linjat ajrore komerciale iraniane do të ndalojnë...

Këshilli i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit

Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar këtë të hënë...

Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era favorizon flakët, shefi i zjarrfikëses: Rrezikohen banesa

Situata vijon të mbetet shqetësuese në Njësinë Administrative Shushicë,...