Një rrëshqitje dherash është raportuar në aksin rrugor Maliq–Gramsh, në afërsi të zonës së Shkëmbit të Dobërçanit.
Sipas informacionit fillestar, shembja e materialeve tokësore është shkaktuar nga reshjet e shiut që kanë zgjatur për disa orë në këtë pjesë të juglindjes.
Edhe forcat e Bashkisë Maliq, së bashku me një kompani nënkontraktore, janë angazhuar në terren për të kryer pastrimin dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

