Sindikatat nesër protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Publikuar me datë:

Protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 23-të në Tiranë, ku qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mobilizuar në sheshin e kryeqytetit.

Para se marshimi të niste drejt Kryeministrisë, një nga protestuesit iu drejtua turmës me një thirrje për të zgjeruar lëvizjen dhe për të koordinuar veprimet me protestat e shpallura nga sindikatat.

Ai theksoi se pakënaqësia e shprehur në këtë protestë nuk është vetëm çështje e atyre që janë në shesh, por është një reflektim i gjendjes së vështirë ekonomike që përballen shumë familje dhe punëtorë në vend.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje që lëvizja të përfshijë edhe grupe të tjera, si minatorët dhe naftëtarët, të cilët, sipas tij, po përballen me kushte të vështira dhe kanë nevojë të bëjnë më të fortë zërin e tyre.

“Sindikatat do të dalin në mbështetje të qytetarëve dhe punëtorëve që po kalojnë një situatë të vështirë. I ftojmë të gjithë të bashkohen. Minatorët dhe naftëtarët duhet të reagojnë, pasi janë ndër ata që po preken më shumë nga këto politika,” shprehu ai.

Ai theksoi më tej se kjo lëvizje qytetare do të vazhdojë pa ndërprerje, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta zbehur, deri në momentin kur kërkesat e tyre të marrin përgjigje të qarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasje me armë zjarri, ekzekutohen një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

Një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni...

Kushner dhe Ivanka Trump mohojnë përfshirjen në Zvërnec

Projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec...

Ukrainasit shkatërrojnë 61 dronë rusë Molniya brenda një dite

Pilotët e dronëve nga Batalioni Sirius, pjesë e Brigadës...