EMRI/ Në kërkim për mashtrimet me “Call Center”, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari shqiptar

Publikuar me datë:

Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrime me call center, është kapur dhe ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Eltion Logu, i lindur në Tropojë, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që operonte përmes mashtrimeve kompjuterike nëpërmjet një call center-i.

Sipas hetimeve, aktiviteti i këtij grupi u ka shkaktuar qytetarëve një dëm financiar prej rreth 187 mijë eurosh.

Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga hetimet rezulton se Logu, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qenë i përfshirë në të paktën 17 raste ose tentativa mashtrimi, përmes një call center-i të zbuluar gjatë vitit 2024.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related