Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i Kakomesë

Publikuar me datë:

Në plazhin e Gjirit të Kakomesë ishte vendosur prej kohësh një portë, që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Por 2 ditë para protestës që ishte paralajmëruar për heqjen e kësaj porte dhe për ‘çlirimin’ e Plazhit të Kakomesë, porta metalike është hequr.

Porta metalike është hequr me një mjet vinç, së bashku me gardhin me tela që ishte vendosur rreth portës.

Ky zhvillim vjen pas rreth 20 ditësh protestash dhe reagimesh qytetare në nivel kombëtar kundër asaj që organizatorët e lëvizjes e konsiderojnë përvetësim të pasurive publike e private.

Deri tani nuk dihet se kush ka dhënë urdhrin për largimin e portës, e cila është hequr me ndihmën e një vinçi. Megjithatë, fakti që kjo ka ndodhur vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar po interpretohet nga protestuesit si rezultat i presionit të vazhdueshëm qytetar dhe vëmendjes së shtuar mediatike ndaj çështjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related