Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK: “Ne të dyve na bashkon shija e…”

Publikuar me datë:

Monika Kryemadhi, ish-deputete, ka dalë të enjten para mediave pasi vizitonte SPAK-un, ku ka diskutuar për materialet hetimore që, sipas saj, janë ofruar për të, duke i kushtuar vëmendje të veçantë komunikimeve telefonike të përfshira në dosje.

Ajo theksoi se shumica e akuzave që përmenden, mbështeten në mesazhe telefonike që, sipas saj, janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe interpretuar gabimisht.

Kryemadhi u fokusua në komunikimet me Piro Xhixhon, ish-kreun e AKEP-it, duke siguruar se kurrë nuk ka pasur biseda me të lidhur me akuzat për korrupsion apo shpërdorim detyre të ngritura nga SPAK-u.

Ajo lexoi disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat sipas saj ishin të lidhura me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe çështje që preknin funksionimin e AKEP-it.

“Në një nga mesazhet, i kam shkruar Edi Ramës: ‘E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër, nëse mundesh, zgjidhe, por të jenë të dy bashkë, edhe Ahmetaj, edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë’”, tregoi Kryemadhi.

“Për më tepër, siç e di ti, pavarësisht çfarë ndodhi mes nesh, ne na bashkon shija, shija dhe shija. Është një çudi më vete”, vazhdoi ajo duke cituar një tjetër mesazh të përfshirë në bisedë.

“Kam pasur kënaqësi duke i lexuar këto mesazhe. Sa shumë i kam dashur. I kam ruajtur, sepse ka pasur shumë gjëra të bukura”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related