Pasditen e kësaj të enjteje, ka ndodhur një grabitje me kërcënim në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.
Sipas informacioneve të para nga Policia, rreth orës 14:30, një pasagjer që po udhëtonte me taksi dyshohet se ka kërcënuar drejtuesin e mjetit me një mjet prerës, duke i marrë një sasi parash dhe një varëse.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke lokalizuar dhe kapur autorin e dyshuar, i cili është shoqëruar për hetime të mëtejshme në ambientet e Policisë.

