Një tragjedi ka ndodhur sot pasdite në Lushnjë, ku një fermer ka humbur jetën teksa po punonte me një mjet bujqësor.
Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banor i fshatit Garunjas, që i përket Njësisë Administrative Ballagat.
65-vjeçari, ndërsa drejtonte një mjet bujqësor, ka humbur kontrollin nën rrethana ende të paqarta dhe është rënë poshtë, duke pësuar lëndime fatale.
Fatkeqësisht, ai nuk arriti t’ia dalë pas plagëve të marra.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe janë angazhuar në hetime për të zbuluar detajet e plota të këtij aksidenti të trishtueshëm.

