Pse Ramës dhe Vuçiçit u leverdis më shumë vonesa sesa anëtarësimi?

Publikuar me datë:

Një analizë e publikuar nga “The Brussels Times” vë në dukje protestat e vazhdueshme në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur për dy javë rresht në Sheshin Skënderbej duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas analizës, situata në Shqipëri dhe Serbi reflekton një model të ngjashëm: pakënaqësi të thellë qytetare, mosbesim ndaj institucioneve dhe mbështetje të lartë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në Shqipëri, protestat janë fokusuar kryesisht te çështjet që lidhen me korrupsionin, degradimin mjedisor dhe projektet e mëdha të investimeve që konsiderohen të debatueshme nga publiku.

Ndërkohë, në Serbi po zhvillohen lëvizje të ngjashme qytetare, të drejtuara kundër projekteve të mëdha zhvillimore dhe mënyrës së menaxhimit të tyre nga autoritetet.

Analiza thekson se një element i përbashkët mes dy vendeve është niveli i ulët i besimit të qytetarëve te institucionet kombëtare. Në këtë vakum besimi, Bashkimi Europian shihet gjithnjë e më shumë si një pikë referimi politike dhe një garanci për standarde më të larta qeverisjeje, drejtësie dhe stabiliteti institucional.

Megjithatë, sipas “The Brussels Times”, pikërisht ky kontrast mes mosbesimit të brendshëm dhe aspiratës pro-evropiane është duke u përdorur politikisht nga qeveritë në Tiranë dhe Beograd.

Procesi i integrimit, i cili në teori duhet të shërbejë si motor reformash, në praktikë po zvarritet dhe po shndërrohet në një instrument që u lejon liderëve të ruajnë hapësirë manovrimi në pushtet, pa ndërmarrë gjithmonë ndryshimet e thella që kërkohen nga standardet europiane.

Gjeneratat e reja, të cilat janë në qendër të këtyre lëvizjeve, po tregojnë gjithnjë e më pak durim ndaj një procesi integrimi që perceptohet si i zvarritur dhe i paqartë, ndërsa kërkojnë ndryshime më konkrete dhe më të shpejta në jetën politike dhe institucionale të vendeve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

20 mln euro ulje taksash nga rivlerësimi përfituan pronarët e tokave të Zvërnecit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më...

Si u kap në Belgjikë i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, “Gjenerali”?

Pas një periudhe prej shtatë vitesh në arrati, autoritetet...

Irani i kërkon Izraelit të tërhiqet nga Libani jugor para nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka bërë thirrje për...