Në protestën e zhvilluar sot para Bulevardit Dëshmorët e Kombit, një protestues nga Korça shprehu mendimin e tij për situatën politike në vend.
Ai kërkoi largimin e Edi Ramës dhe Belind Ballukut nga politika.
“Unë vij nga Korça, nga vendi i dijes dhe kulturës. Rama, ik! Rama, zhduku! Së bashku me Ballukun, me të gjithë ata që i përkasin kësaj klase politike. Duam që ata të largohen sa më parë! Ne do të luftojmë për një Shqipëri të re,” deklaroi ai.

