Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë.
Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një person brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.
Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.
Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç.
Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu.

