Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

Publikuar me datë:

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh.

Arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.

Në momentin e arrestimit, Habilaj ishte ‘i maskuar’ me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e arrestimit në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related