“Tendenca për kancer të organeve gjenitale”, mjekja tregon efektet anësore të terapive hormonale

Publikuar me datë:

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, foli në lidhje terapinë hormonale që tanimë po ofrohet në QSUT, ku janë regjistruar plot 80 kërkesa në një muaj.

E ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, mjekja theksoi se personat që kryejnë terapi hormonale kanë një rrezik të shtuar për sëmundje kardio-vaskulare, trombozë, infarkte zemre, kancer në gjoks dhe në testikuj.

“Efektet anësore të terapisë hormonale janë jo vetëm në anën e jashtme ku të gjithë ata pacientë që duan të bëhen të gjinisë mashkullore shndërrohen pak më maskulin. Pacientët që marrin kortizon u rritet qimëzimi. Rrit rrezikun për tromboza, rrit rrezikun për sëmundje kardio-vaskulare në qoftë se dozat…Sepse çdo pacient do të transformohet nga ana e pamjes, niveli i testosteronit nëse duan të bëhen burra duhet të rritet në mënyrë masive dhe kjo nënkupton që rritet tendenca për infarakte zemre, për diabet, për akne në fytyrë. Ndërsa burrat që dëshirojnë të shndërrohen në gjininë femërore, u rritet rreziku për kancerin e gjoksit dhe testikujve. Kemi rritje masive të sëmundjeve afatshkurtra dhe afatgjata. Pyetja ime është a ia vlen nga ana e cilësisë së jetës të transformosh trupin tënd dhe të marrësh kaq sëmundje? A kanë vërtet një përmirësim këta persona të cilësisë së jetës?”, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...

Muzika klasike në Lezhë, recital me piano dhe flaut në Pallatin e Kulturës

Pallati i Kulturës në Lezhë mirëpriti një recital muzikor,...