Ballkoni panoramik i Rrjollit mes mbeturinave, vizitorët apel për pastrim urgjent

Publikuar me datë:

Një nga pikat panoramike më të frekuentuara në zonën e Rrjollit, pranë Shëngjinit, po përballet me një problem të vazhdueshëm ndotjeje, duke shkaktuar pakënaqësi te vizitorët dhe turistët.

Pamjet e siguruara nga zona tregojnë grumbuj mbeturinash të shpërndara në afërsi të pikës panoramike, duke dëmtuar jo vetëm peizazhin natyror, por edhe përvojën e atyre që zgjedhin ta vizitojnë.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, një pjesë e mbetjeve është grumbulluar në qese, por pastrimi nuk është përfunduar plotësisht. Ndërkohë, hedhja e vazhdueshme e mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm po e përkeqëson situatën.

Vizitorët i bëjnë thirrje Bashkisë Lezhë dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj zone, e cila konsiderohet një nga atraksionet më të bukura panoramike të bregdetit verior.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related