SPAK vë zyrtarisht në hetim anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

Publikuar me datë:

Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK.

Sipas raportimeve, Tërnova, zyrtarisht është nën hetim nga prokurori Elvin Gogaj, për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Emri i Tërnovës është përmendur në hetimet e SPAK për skandalin e tenderave të AKSHI-t, ku dyshohet për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri, një nga personat kyç të çështjes.

Beqiri është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related