Shiu i rrëmbyer përfshin Bulqizën, probleme në qarkullim

Publikuar me datë:

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës.

Uji ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale, ndërsa qytetarët janë përballur me vështirësi në lëvizje në rrugë dhe në pedonalen e qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të pedonales, situatë e favorizuar edhe nga bllokimi i pusetave, të cilat nuk kanë përballuar prurjet e mëdha të ujit.

Reshjet mund të kenë sjellë probleme edhe në sektorin e bujqësisë, por deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për dëme në kulturat bujqësore apo në sipërfaqet e mbjella.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme të konsiderueshme materiale apo incidente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Marshimi ka filluar tani nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë,...

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...

Zelensky propozon takim me Putinin në samitin e G7: Moska e refuzoi sërish ftesën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se kishte...