Flet miku i viktimës 27-vjeçar në Paskuqan: Njeri i vetëm, jetonte veç me mamanë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Paskuqanit pak para mesditës, ku një 27-vjeçar, i cili po ecte në këmbë në rrugicë bashkë me shokët e tij, kur ra pre e sulmit me armë nga një 39-vjeçar, i cili qëlloi nga një makinë në lëvizje.

I riu u identifikua si Ardian Baloshi, mori disa plumba kallashnikovi dhe u përcoll në spital nga shokët e tij, ku mbërriti pa shenja jete.

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, dëshmoi një nga shokët e viktimës.

Ndërsa autori, Sadik Llanaj, pas ngjarjes u largua me makinë në drejtim të paditur. Për arrestimin e tij, duke qenë se lëviz i armatosur, policia angazhoi forcat RENEA.

Autori së bashku me viktimën banonin në të njëjtën lagje dhe shpesh shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Miqtë e përbashkët u shprehën të habitur mbi këtë ngjarje pasi nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4 të plagosur, aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë

Pak minuta më parë, një aksident i rëndë ka...

Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë!

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve për...