Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

Publikuar me datë:

Kompania “InfraKonsult” e Redi Strugës, një prej personave të lidhur me planet për ndërtim në zonën e Zvërnecit, është pjesë e një konsorciumi kompanish që fitoi koncesionin me vlerë rreth 364 milionë euro për 17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren.

Drejtori ARRSH, Ami Kozeli, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria konfirmoi zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k.

Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh u bë të premten nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, por në fjalën e tij ministri nuk i përmendi kompanitë fituese.

Përpos kompanisë “Salillari” dhe dy kompanive të tjera, pjesë e bashkimit të operatorëve është edhe “InfraKonsult”, në pronësi të Redi Strugës. Ky i fundit është një prej emrave të lidhur me planet për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec, të lidhur me Jared Kushner-in dhe dy vëllezër nga Katari.

Struga bleu përmes kompanisë “South Adriatic Development” 1.2 milionë metra katrorë prona në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe themeloi kompaninë “Albania Land Development”, e cila zotërohet nga dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe që rezulton më pas blerëse e tokave.

Në një prononcim publik, ministri Karakaçi e cilësoi këtë segment si një aks mjaft të rëndësishëm të Korridorit Adriatiko-Jonian. Ai pranoi vështirësitë e procesit, duke u shprehur se procedura nuk ka qenë e lehtë për shkak të tentativave të mëparshme të pasuksesshme.

Historiku i koncesionit të rrugës Milot-Balldren është i mbushur me procedura të anuluara. Projekti për segmentin prej 17 kilometrash u dha fillimisht pas një propozimi të pakërkuar në vitin 2018, me një kosto të përllogaritur në afro 32 miliardë lekë (rreth 364 milionë euro) përgjatë 35 viteve. Ky koncesion është kritikuar vazhdimisht si nga opozita, ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtarë si FMN-ja dhe Banka Botërore, të cilat kanë theksuar se këto lloj kontratash zhvillohen pa garë të mirëfilltë, mbartin rreziqe të larta për financat publike dhe nuk ofrojnë vlerë për të justifikuar kostot.

Nga Birn

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka bërë një analizë...

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të...

Operacion në doganën e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara

Një operacion i përbashkët i Administratës Doganore dhe Policisë...

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...