Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Publikuar me datë:

Gazetari Artin Halili zbuloi të tjera detaje rreth profilit të Violand Braçellarit, 43-vjeçari që dyshohet se vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij Edison Adri.

Në një raportim, Halili bëri me dije se Braçellari jetonte prej vitesh në stanin e malit të Bodes. Madje në një rast ai ka tërhequr zvarrë një bari në pyll dhe e ka lidhur në një pemë.

Policia e Korçës kishte marrë informacion në rrugë operative se shtetasi 43-vjeçar Violand Braçellari ndodhej në stan në malin e Bodes, të fshatit Lozhan. Brenda disa orësh kanë organizuar një plan pune për të shkuar dhe për të bërë të mundur arrestimin e tij. Më pas ndodhi edhe ajo çfarë ndodhi, duke lënë pas një viktimë, Enea Mekolli, polic i ‘Shqiponjave’ dhe i plagosur kolegu i tij, Edison Adri”, bën me dije gazetari.

Ai është prej 10 vitesh në kërkim nga Policia e Korçës. Ka pasur disa aksione te forcave RENEA për të bërë arrestimin e tij. Nuk ishte kërkuar ndihmë nga RENEA për ndërhyrjen. Ai kishte disa vite që ndodhej atje në stan. Ai kishte ngritur një kompleks stallash. Kishte kohë që jetonte aty me nënën e vet. Duhet theksuar që s’ka qenë aq shumë i fshehur saqë policia mos kishte informacion. Para dy vitesh ka rënë një zjarr masiv në malin e Bodes. Në këtë periudhë është shfaqur Braçellari. Në këtë periudhë ai ka dhunuar një tjetër bari të zonës, që sipas të dhënave që kemi siguruar, jo vetëm e ka dhunuar fizikisht, por për një orë e ka tërhequr zvarrë nëpër pyll, me kalin e vet, pasi mendonte se bariu i kishte vendosur flakën pyllit. Më pas është gjetur i lidhur në një pemë”, thuhet në raportim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...