Pista kryesore e Partizanit, trajneri Zekiç vendos përfundimisht për të ardhmen

Publikuar me datë:

Zoran Zekiç do të prezantohet te Sarajevo. Trajneri kroat ka ndarë përfundimisht mendjen për t’u rikthyer tek ekipi i fundit që drejtoi.

Partizani e tentoi kroatin deri në fund. Madje gjatë kësaj kohe ishte edhe pista kryesore. Sot ndërkohë pritet të udhëtojë drejt Bosnjës për t’i hapur rrugë zyrtarizimit.

Paga shumë e lartë në krahasim me çfarë ofrohet në Shqipëri, dëshira e madhe e tifozëve boshnjakë dhe pjesëmarrja në kualifikueset e Europës, bënë që të zgjedhë Sarajevon.

Zekiç qëndroi pa ekip gjatë këtij sezoni. Dhe për Sarajevon konsiderohet si rikthim i bujshëm.

Te Partizani sillte po ashtu nostalgji si trajner. Kroati bëri mirë pasi shkoi deri në “play off” të Ligës së Konferencës me të kuqtë. Më pas u realizua shitja historike për një trajner, teksa Osijek pagoi 100 mijë euro te “demat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related