Pas rreth 2 orësh/ Përfundon takimi i Trump me ekipin në Shtëpinë e Bardhë, ende asnjë vendim për marrëveshjen me Iranin

Publikuar me datë:

Ka përfunduar takimi i Presidentit amerikan Donald Trump me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në dhomën e menaxhimit të krizave në Shtëpia e Bardhë, ku u diskutua mbi një marrëveshje të mundshme me Iranin.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, takimi zgjati rreth dy orë, por presidenti nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me marrëveshjen e re që po diskutohet mes dy vendeve.

Një zyrtar i lartë amerikan, deklaroi se administrata amerikane beson se palët janë pranë një dakordësie, megjithatë disa çështje mbeten ende të hapura për negociim.

Ndër temat kryesore që po diskutohen është edhe zhbllokimi i fondeve për iranianët, një pikë që vazhdon të mbetet sensitive në bisedime.

Nga ana tjetër, as udhëheqja në Washington dhe as ajo në Teheran nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...