32-vjeçari u plagos me thikë pas sherrit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

Publikuar me datë:

Autoritetet në Vlorë kanë shpallur në kërkim tre persona pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në lagjen “15 Tetori”.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po kërkojnë shtetasit F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. B. dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin S. M., 32 vjeç.

I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e para kanë zbuluar se shtetasi K. Xh. ka përdorur automjetin e tij për të larguar autorin e dyshuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtetasi E. H. dyshohet se ka larguar automjetin e F. B.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Habit Soni Malaj: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

Këngëtarja Soni Malaj, aktualisht pjesë e spektaklit “Ferma VIP...

Rritet çmimi i naftës! Armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

Çmimi i naftës është rritur sërish, teksa armëpushimi dyjavor...

Aksident në Fier, i riu tenton t’i largohet policisë, përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure...